Ngjarje tmerruese në Elbasan, qëllohet 7 herë ndaj një personi - policia jep detaje

Shqipëria

Ngjarje tmerruese në Elbasan, qëllohet 7 herë ndaj një personi - policia jep detaje

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Një parakalim i gabuar i para 3 javëve, çoi në përdorimin e armës mbrëmjen e sotme në Elbasan. E.M, 38 vjeç ka qëlluar 7 herë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit Arben Bekteshi.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat