Braçe, akuza për korrupsion: Ka mbërthyer administratën dhe po deformon tregun

Shqipëria

Braçe, akuza për korrupsion: Ka mbërthyer administratën dhe po deformon tregun

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 15:56
Erion Braçe

Korrupsioni ka mbërthyer administratën dhe po deformon tregun. Shqetësimin e ka ngritur ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe nga foltorja e parlamentit, sipas të cilit krizat e njëpasnjëshme në vend po nxjerri në pah abuzimet që po bëhen në treg.

Deputeti Socialist Erion Braçe theksoi nevojën dhe domosdoshmërinë e krijimit të bursës në vend për të ndalur spekulimet.

Pavarësisht reformave të thella dhe përmirësimeve ligjore sipas Braçes nuk kanë arritur ta zhbëjnë korrupsionin dhe burokracitë në dhënien e shërbimeve për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat