Tenton të gënjejë policinë por zbulohet/ Arrestohet 22-vjeçari që u paraqit i plagosur në spitalin e Elbasanit

Shqipëria

Tenton të gënjejë policinë por zbulohet/ Arrestohet 22-vjeçari që u paraqit i plagosur në spitalin e Elbasanit

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar shkoi për mjekim në spitalin e Elbasanit të dielën dhe fillimisht tha se ishte rrëzuar.

Versioni i tij ndryshoi shumë shpejt dhe para oficerëve të policisë tha se i kishin bërë atentat teksa udhëtonte me makinë… Por nuk kaloi shumë dhe policia zbuloi se në fakt i riu kishte gënjyer. Pozita e 22-vjeçarit u rëndua edhe më tej, kur në makinë i zbuluan disa mjete që dyshohet se ai do i përdorte për të vjedhur. Kështu, në përfundim ai ra në pranga.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”. Ditën e djeshme është paraqitur i dëmtuar në spital shtetasi D. K., i cili fillimisht ka deklaruar se ishte dëmtuar në krah pasi ishte rrëzuar. Më pas, 22-vjeçari ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin, e kishin qëlluar me armë zjarri nga një automjet i paidentifikuar, në autostradë, por pa përcaktuar një vend specifik.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e vendit të dyshuar të ngjarjes ka rezultuar se shtetasi D. K. ka dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje”, tha policia në një njoftim për rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat