“Avokat, këto janë thjesht ëndrra”/ Ngjela i kthehet qytetarit dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Shqipëria

“Avokat, këto janë thjesht ëndrra”/ Ngjela i kthehet qytetarit dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:57
Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela paralajmëroi mbrëmjen e djeshme përmes një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejtë drejtësia e re që tashmë është marrë në dorë nga Amerika do të veprojë edhe ndaj Ilir Metës e Sali Berishës.

Sipas tij, pikërisht kësaj ‘goditje’ i druhen Meta me Berishën dhe ndaj po përjetojnë acarim mendor.

Mirëpo një qytetar i komenton Ngjelës duke i shkruar se këto janë thjesht ëndrra se SPAK nuk do të arrestojë asnjërin prej tyre.

“Avokat, keto jane thjesht endra! spaku nuk do kapi asnje nga këta”, i shkruan qytetari.

Pas këtij komenti i menjëhershëm ka qenë reagimi i avokat Spartak Ngjelës.

“Hahahaha Domethënë Amerika... hahahaha.

Po të dhimbsen, çoju pak bukë e djathë atje ku do të shkojnë”, i shkruan Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat