Polici në Dibër u rrah nga komshinjtë, kishin konflikte të vjetra por motivi i paqartë

Shqipëria

Polici në Dibër u rrah nga komshinjtë, kishin konflikte të vjetra por motivi i paqartë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Zbardhen detaje të reja nga dhunimi i efektivit të policisë në Dibër.

Efektivi Mehdi Krosi ka qenë në shërbim me uniformë në lagjen "Kamen" të Dibrës, sipër prefekturës dhe bashkisë së qytetit.

Burime të sigurta thonë se dy persona, shtetasit Defrim dhe Sakip Salkurti, i kanë dalë përpara  dhe e kanë goditur  me sende të forta duke e lëshuar përtokë.

Polici është goditur ndërsa futej në banesën e tij.

Dy personat mësohet se kanë qenë komshinj me punonjësin e policisë. Nga burimet konfidenciale  mësohet se ata kanë pasur konflikte të mëparshme por motivi mbetet i paqartë.

Banorët e zonës e ndihmuan efektivin të mbërrijë në urgjencën e spitalit të Peshkopisë.

Pasi ka marrë ndihmën e duhur mjekësore ai është larguar.

Pas 20 minutash kolegët e tij kanë mbërritur në vendngjarje.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat