Virozat e stinës, mjekët: Janë dyfishuar rastet nga viti i kaluar

Shqipëria

Virozat e stinës, mjekët: Janë dyfishuar rastet nga viti i kaluar

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Mjekët në Qendrat shëndetësore në kryeqytet po vënë re përhapje masivë të virozave të stinës.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rastet thuajse janë dyfishuar. Deri në 15 qytetar viziton në 24 orë një mjek familje. Por edhe pse më të shtuara se në vitin 2021, këtë sezon simptomatika e virozave duket më e lehtë.

Mjekja e qendrës shëndetësore 2 në Tiranë thotë se gjatë periudhës vjeshtë-dimër duhet të kemi kujdes të shtuar ndaj gripit. Sipas saj vaksina që nis në muajin tetor duhet të merret edhe nga moshat e reja.

Nga ana tjetër rastet me covid kanë rënë në mënyrë drastike. Në një javë mund të rezultojnë vetëm 6 qytetarë pozitivë.

Pavarësisht numrit të pakët me infeksionin e Covid-19, të moshuarit ende shfaqin interes për të marrë edhe dozat e 4 të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat