Ambasada e SHBA publikon deklaratën e Departamentit të Thesarit: Do të çohet përpara lufta ndaj korrupsionit

Shqipëria

Ambasada e SHBA publikon deklaratën e Departamentit të Thesarit: Do të çohet përpara lufta ndaj korrupsionit

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 17:29
Janet L. Yellen

Ambasada amerikane në vendin tonë ka publikuar fjalën e Sekretares amerikane të Thesarit Janet L. Yellen, e cila ka shpallur një rregull të ri mbi raportimin e pronësisë përfituese sipas Ligjit të Transparencës së Koorporatave.

Në deklaratën e saj, Yellen është shprehur  ky rregull do të çojë përpara punën për të luftuar korrupsionin dhe efektet e tij gërryese mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit në SHBA e botë.

“Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet L. Yellen shpalli një rregull të ri mbi raportimin e pronësisë përfituese sipas Ligjit të Transparencës së Koorporatave.

“Ky rregull do të çojë akoma më përpara punën për të luftuar korrupsionin dhe efektet e tij gërryese mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit – si në vend ashtu edhe në mbarë botën”, tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim. Lexoni deklaratën e plotë të Sekretares së Thesarit Yellen mbi rregullin e ri bazuar në Ligjin e Transparencës së Koorporatave duke klikuar më poshtë”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat