Pjesëtar i organizatës kriminale së trafikut të drogës në Itali, kapet në Lezhë i shumëkërkuari

Shqipëria

Pjesëtar i organizatës kriminale së trafikut të drogës në Itali, kapet në Lezhë i shumëkërkuari

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Interpol Tirana ka finalizuar operacionin policor të koduar “Torino” pasi ka vënë në pranga një 38-vjeçar shqiptar, pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e narkotikëve në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Torinos në Itali kishte caktuar masën arrest me burg për 38-vjeçarin Elton Dodaj pasi ky i fundit është akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në formën e bashkëpunimit me një organizatë kriminale.

Sakaq, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Finalizohet nga Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Torino”

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 38-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Torino” si rezultat i të cilit u kap në Lezhë dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:

-Elton Dodaj, 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat