Parashikimi i motit për ditën e sotme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shqipëria

Parashikimi i motit për ditën e sotme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 06:25
Foto ilustrim

Ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura në veri dhe në pjesën tjetër me vranësira e kthjellime.

Reshje shiu në veriperëndim gjatë ditës me intensitet mesatar. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin.

Në veriperëndim dhe bregdet gjatë mbrëmjes vonë reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me rrufe dhe shtrëngata.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 2 deri 17°C

në zona e ulëta  5 deri 23°C

në zona bregdetare 12 deri 23°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat