Fevziu: Pse u shmang gara për Portin e Durrësit? Kokona: Projekti është bërë me garë të hapur

Shqipëria

Fevziu: Pse u shmang gara për Portin e Durrësit? Kokona: Projekti është bërë me garë të hapur

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 00:51
Elira Kokona

Elira Kokona ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” në Tv Klan  për të folur për një nga çështjet më të diskutuara të politikës kohët e fundit, çështja e Portit të Durrësit. 

E pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu se përse u shmang gara për këtë projekt, ajo u përgjigj se gara nuk është shmangur, por sipas asaj për këtë projekt është bërë një garë e hapur, pa kohë dhe afat të përcaktuar.

Blendi Fevziu: Zonja Kokona pse bëhet pa garë, ligji shqiptar përcakton që për një çështje të tillë të bëhet garë. Mund të kishte një kompani tjetër, ne nuk e dimë përderisa nuk ka një garë që brenda shpalljes në afat 30 -ditor, sa është, të paraqitej dhe të jepte një ofertë më të mirë. Pse u shmang gara?

Elira Kokona: Në fakt nuk është shmangur gara, projekti është bërë me garë. Diferenca qëndron që legjislacioni shqiptar mbi investime strategjike qëndron në një garë të hapur. Pra është një garë ku nuk është përcaktuar afati dhe koha kur bëhet ‘call’.  Pra nuk jemi në kushtet e mungesës së garës, jemi kushtet e garës së hapur, pa afat dhe pa kohë. Çdo investitor strategjik apo çdo investim strategjik në Republikën e Shqipërisë sipas legjislacionit në fuqi, në çdo momenti drejtohet sportelit përkatës,  që është sporteli unik AIDA, ku i shpreh vullnetin për të investuar dhe për të realizuar një investim strategjik. Investimi strategjik është ai që vlerësohet dhe merr statusin. Investitori strategjik është zhvilluesi i investimit strategjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat