“Është cenuar ecuria e procesit”, PD përjashton nga primaret dy kandidatët në Kurbin

Shqipëria

“Është cenuar ecuria e procesit”, PD përjashton nga primaret dy kandidatët në Kurbin

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Dy kandidatë e PD në primaret e Kurbinit, Edmon Shkoza dhe Alfred Dajci janë përjashtuar nga zgjedhjet brenda partisë.

Ka qenë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektronike mori vendim pasi në selinë blu në Kurbin, para pak ditëhs ndodhi një incident që përfundoi në të shtëna arme.

PD gjithashtu ka dënuar sulmin  dhe aktet e dhunës i cilëson të papranueshme, teksa thekson se është cenduar rëndë ecuria e primareve.

Pak ditë më parë një konflikt në selinë e PD në Kurbin përfundoi në të shtëna me armë.

Autori i të shtënave, Van Rica mbështeste Edmond Shkozën në primare, ndërsa nënkryetari i degës, Kastriot Marku kishte ndërruar disa herë kandidatin që mbështeste dhe nga këtu filloi konflikti. Edhe Marku fillimisht kishte mbështetur Skozën, por kjo gjë ndryshoi më pas.

Ngjarja ndodhi në zyrat e PD në Kurbin gjatë një takimi formal për zgjedhjen e kandidatit që do t’i përfaqësojë demokratët në zgjedhjet lokale.

Gjatë takimit, Rica qëlloi me armë dhe më pas u largua në drejtim të paditur, për t’u arrestuar më pas nga policia. Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat