A do të marrin shpërblim efektivët? Flet Met Rrumbullaku

Shqipëria

A do të marrin shpërblim efektivët? Flet Met Rrumbullaku

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:20
Met Rrumbullaku

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se efektivët e Policisë që u morën me sigurinë e Samitit të sotëm në Tiranë nuk do të marrim shpërblim.

I pyetur gjatë konferencës së sotme, Rrumbullaku tha se efektivët kanë bërë detyrën e tyre dhe se motivimi është suksesi.

"Nuk ka pasur asnjë incident në gjithë perimetrin e sigurisë. Ishin në krye të detyrën dhe gjithçka u përmbyll me sukses.

Punimet e samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Falënderoj gjithë punonjësit e policisë dhe falënderim të posaçëm për qytetarët. Policia e Shtetit mori masat për të garantuar samitin," tha Rrumbullaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat