Rama: Shqipëria, në faqen e parë të dy gazetave më të mëdha të Gjermanisë

Shqipëria

Rama: Shqipëria, në faqen e parë të dy gazetave më të mëdha të Gjermanisë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 16:33
Gazeta

Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt dje në Tiranë është pasqyruar nga mediet e huaja. Kryeministri Rama ka postuar dy ballinat e dy gazetave më të mëdha në Gjermani dhe shprehet krenar për mbresat që ka lënë Shqipëria si vendi mikpritës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht. Mbresat që kemi lënë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë realisht fantastike. Tek të gjithë”, shkruan Kryeministri në Facebook.

Samiti i Tiranës mes liderëve të Unionit dhe të rajonit të Ballkanit u konkretizua me përfitime konkrete për Ballkanin Perëndimor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat