Incidenti ndaj Berishës/ Rudina Hajdari: Nuk duhet të mbrojmë agresorin. Doktori e përballoi mirë

Shqipëria

Incidenti ndaj Berishës/ Rudina Hajdari: Nuk duhet të mbrojmë agresorin. Doktori e përballoi mirë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 20:10
RudinaHajdari

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka komentuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus, sulmin ndaj Sali Berishës dhe Samitin e BE në Tiranë.

Në një intervistë të shkurtër me moderatorin Aleksandër Furxhi, Hajdari tha se është e rëndësishme të zbulohen prapaskenat e incidentit që ndodhi në protestën e opozitës në Bulevard.

“E rëndësishme është që të zbulohet praparskena e të gjithë aktit sepse ngjarja ishte e rëndë. E para, nga ana njerëzore, sulmi ndaj një personi në një moshë që vërtetë është e vështirë dhe e rëndë. Patjetër, doktori e përballoi në mënyrën më të mirë të mundshme duke qetësuar turmën. Unë mendoj që interesi kryesor i mazhorancës ishte që tubimi të ishte i dhunshëm e të etiketohej si një protestë e dhunshme. Ndërkohë që nuk kishte fare tensione, madje kanë qenë pëfaqësues të mazhorancës ata që janë prenoncuar më herët në media që protesta do të ishte dhunshme. Kushdo që doli në shesh nuk dhunoi perimetrin e vendosur.”

E pyetur për sulmin ndaj agresorit të Berishës, Gert Shehu nga militantët dhe truprojat e kryedemokratit, Hajdari tha se ai nuk duhet mbrojtur.

Sipas saj, Shehu mund të kishte shkaktuar dëme edhe më të mëdha nëse nuk do të ishte neutralizuar.

“E para, nuk duhet të mbrojmë agresorin në këto raste sepse ai mund të kishte armë apo mjete të tjera që mund të kishte krijuar një dëm edhe më fatal mbi protestuestit sepse në momentin e parë që ai u fut në turmë me një goditje të përqëndruar, ishte goxha e frikshme dhe mund të kishte pasoja edhe më të rënda. Dhe kjo falë meritës së opozitës dhe Berishës që u tregua i qetë dhe kurajoz duke qetësuar turmën.

Ne ishim aty për të mirëpritur Samitin dhe në fjalën e doktorit ishte e qartë që ne e mirëpritëm samitin dhe i gjithë organizimi i samitit ishte një ditë shënuese për shqiptarët dhe jo për Edi Ramën. Më vjen keq që ai cdo ngjarje mundohet ta shesë për qeverinë e vetë dhe pushtetin e vetë.”

Më tej, duke folur edhe për 8 dhjetorin, ditën e themelimit të pluralizmit në Shqipëri, Hajdari u shpreh se sulmi ndaj Berishës duhet zbardhur deri në fund e duhet dënuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat