“Do të ketë tërmet në politikë”/ Çfarë po paralajmëron Spartak Ngjela?

Shqipëria

“Do të ketë tërmet në politikë”/ Çfarë po paralajmëron Spartak Ngjela?

Më: 6 janar 2023 Në ora: 14:45
Spartak Ngjela

Në një intervistë televizive ai tha se SHBA po luan kartën e anti-korrupsionit ndërsa shton se nga lëvizjet që po bën Amerika edhe kreu i qeverisë Edi Rama është trembur.

Sipas Ngjelës politika amerikane nuk dështon.

“Ky është një vit i ndryshimit, do të ketë goditje. SHBA po luan kartën e anti-korrupsionit në Shqipëri dhe ju e dini. E ka deklaruar dhe sekretari i shtetit, që do të gadasin korrupsionin në vendin tonë. 

Edhe Rama u tremb, dhe u tërhoq. Nuk dështon politika amerikane, këta bëjnë gabim që po i bëjnë pengesa sepse hapi i fundit i tyre është junta ushtarake. Me frikën që tregoi Rama për SPAK të gjitha palët janë të trembura. Minjtë janë trembur, do të ketë tërmet në politikë në vitin 2023.”- tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat