Zbardhet dinamika e aksidentit fatal që i mori jetën djalit të Kudret Saliajit

Shqipëria

Zbardhet dinamika e aksidentit fatal që i mori jetën djalit të Kudret Saliajit

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 10:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e aksidentit në të cilin humbi jetën Enjo Saliaj. Policia thotë se i riu, i cili humbni jetën, po lëvizte me një motor elektrik në momentin kur u përplas nga një automjet, e cila nuk drejtohej nga pronari i saj, por nga një 19-vjeçar. Pas hetimeve, autoritetet vunë në pranga drejtuesin e mjetit, që pas kontrolleve rezultoi se nuk ka qenë në efektin e pijeve alkoolike.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor elektrik, mbeti i dëmtuar shtetasi E. S., 20 vjeç (drejtuesi i motorit elektrik), i cili më pas humbi jetën në spital, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kryer veprime hetimore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident.

Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat