Mjekët në pranga për 6 mijë lekë, u paditën nga pacienti që donte të kryente skaner në QSUT

Shqipëria

Mjekët në pranga për 6 mijë lekë, u paditën nga pacienti që donte të kryente skaner në QSUT

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për dy mjekët e dyshuar për korrupsion , Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku, ky i fundit teknik imazherie pranë qendrës spitalore.

Akuza dyshon se mjekët i kërkuan një shUmë prej 6 mijë lekë një emigranti , për t’i mundësuar kryerjen e një skaneri pa radhë dhe pa pasur dokumentacionin përkatës.

Hetimet ndaj mjekëve nisën pas kallëzimit të një shtetasi thuhet në dosjen që TCH disponon, i cili kishte kaluar një aksident automobilistik vite më parë. për shkak të shqetësimeve që ndjeva thotë në prokurori denoncuesi u paraqita në spitalin e traumës , aty ku mjekët i kanë sugjeruar të kryente rezonancë magnetike.

Më tej qytetari ka shkuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza ku ka takuar mjekun Nazmi Metaliu i është ofruar ndihmë prej të dyshuarit. Ndonëse të dy të arrestuarit këmbëngulin se nuk kanë marrë asnjëherë para në këmbim të shërbimit, një përgjim i kryer në ambientet e policisë i vë ata në pozitë të vështirë.

Dy të dyshuarit flasin me njëri tjetrin në polici, thotë prokurori Bledar Valikaj në dosje dhe në një moment Metaliu I thotë kolegut “kam pushkatuar veten të kam pushkatuar dhe ty”.

Kurse kolegu i përgjigjet për qytetarin që kishte paguar “ai është në rregull me veten , ai për këtë punë ka dalë, nuk ke pse e shan, faji është i joni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat