12 policë të korruptuar gjatë këtij viti, tjetër rast i ryshfetit ndaj efektivëve në Tiranë

Shqipëria

12 policë të korruptuar gjatë këtij viti, tjetër rast i ryshfetit ndaj efektivëve në Tiranë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 1 rast të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative.

Shkon në 12 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, ditën e djeshme, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I. P., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit. Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat