“Mbi 80 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi”/ Berisha: Alibeaj i shërben Ramës

Shqipëria

“Mbi 80 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi”/ Berisha: Alibeaj i shërben Ramës

Më: 31 mars 2023 Në ora: 17:06
Sali Berisha

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Enkelejd Alibeajt për të garuar me kandidatë në disa bashki në 14 maj, duke e akuzuar atë se po i shërben kryeministrit Edi Rama. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha pranoi se situata nuk e favorizon opozitën, por sipas tij nuk kemi të bëjmë me çarje të PD, por pengmarrje të një grupi demokratësh nga qeveria.

Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje.”

Por përtej problemeve në Partinë Demokratike, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të reagojnë në 14 maj kundër qeverisjes socialiste. Sipas Berishës, gjatë 10 viteve që vendi është drejtuar nga kryeministri Edi Rama, është rritur numri i shqiptarëve që duan të largohen edhe për të mbështetur këtë akuzë, ai ka cituar një studim i cili vë në dukje se 80% e shqiptarëve dëshirojnë të largohen.

 “Por mbi 80 përqind kërkojnë të largohen se përballen me një varfëri të frikshme në rritje. Dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha. Përballë kësaj situate, Edi Rama lëshon për qëllime elektorale, premtim-mashtrimin për rrogën mesatare 900 euro. Cinik, ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë.

Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama edhe për situatën e rendit dhe sigurisë në vend.

 “Pasiguria është e plotë. Këtu vriten njerëz kudo që janë nga bandat e qeverisë të lidhura me qeverinë.

Sipas Berishës, çdo qytetar në datën 14 maj duhet të votojë koalicionin “Bashkë Fitojmë”, si reagim kundër mënyrës se si Partia Socialiste ka qeverisur vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat