I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet në Elbasan 28-vjeçari

Shqipëria

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet në Elbasan 28-vjeçari

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 28 vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është vënë në pranga në Elbasan.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”, ku u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 28 vjeçarit Q. H.

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të arrestuarit sepse më datë 2 gusht të vitit të kaluar, në lagjen “28 Nëntori” të Elbsanit 28 vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, 33 vjeçarin O. D., banues po ashtu në Elbasan.

Sipas policisë, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat