Basha tregon pengun: Duhet ta kisha larguar menjëherë Berishën

Shqipëria

Basha tregon pengun: Duhet ta kisha larguar menjëherë Berishën

Më: 27 maj 2023 Në ora: 21:01
Lulzim Basha

Lulzim Basha zhvilloi pasditen e së shtunës një takim me të rinj në Shkodër.

I pyetur se çfarë do bënte ndryshe në qëndrimin ndaj Sali Berishës, Basha tha se është penduar që i dha kohës atij që të reflektonte dhe të merrte vetë vendimin për të mos dëmtuar interesin e demokratëve.

Ish-kreu i demokratëve tha se duhej ta kishte larguar menjëherë nga grupi parlamentar i PD-së sapo u shpall non grata nga SHBA  për të ruajtur të njëjtin standard që ua kanë kërkuar kundërshtarëve të tyre.

“Nuk duhet të kisha humbur kaq shumë kohë për t’u përpjekur për ta bindur që të merrte vendimin e duhur. E kam kuptuar sidomos gjatë këtij viti, ai s’ka pasur mend ta bënte këtë. Ne vendosëm një standard, për Tom Doshin, Vangjush Dakon, për non grata e tjerë dhe në rastin kur ndodhi në shtëpinë tonë, unë nuk u nguta të thosha i njëjti standard, siç duhet të thosha. U ulëm dhe i thashë nuk mundet që këtë çështje ta kthejë në problem të PD, të marrë me vete PD. Reagimi i tij ishte që s’do ta përfshinte PD në këtë proces, por bëri të kundërtën dhe ja ku jemi. Ku është PD? Ku janë demokratët dhe ku është ai gjatë këtij harku kohor, me vonë u shpall non grata dhe nga Britania e madhe. Përtej harkut kohor maj, qershor, korrik, gusht vendimi do të ishte ai. Vendimin duhet ta merrte ai se ai ishte vendimi i drejtë për demokratët dhe PD. Si mund të jetë PD nëse e humb aleancën me Perëndimin? S’mund të vijë në pushtet, s’mund të mbijetojë ose të ketë sukses pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe, Bashkimin Europian”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat