Sezoni turistik/ Panairi i artizanatit, kulinarisë e turizmit në Dropull

Shqipëria

Sezoni turistik/ Panairi i artizanatit, kulinarisë e turizmit në Dropull

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Në Dropull u mbajt panairi i artizanatit, kulinarisë dhe turizmit me kontribute të banorëve të përfshirë në këto aktivitete.

Në të gjithë bashkinë mendohet të krijohen të paktën pesë ndërmarrje sociale të cilat orientohen sipas profilit të produkteve për ta përfshirë skajin më Jugor të vendit brenda hartës turistike të rajonit.

Në panair u prezantuan produkte të traditës, gjetje inovative për suvenirë, gatime traditcionale si dhe u pasqyrua potenciali turistik i zonës në monumente kulture, natyre dhe të traditës shpirtërore.

Dropulli, ku jeton minoriteti grek mban shifra rekord të emigracionit. Në zonat më të thella gati 80% e popullsisë është e larguar. Përpjekjet për krijimin e bërthamave të para të turizmit kanë nisur 2-3 vitet e fundit por territore të preferuara nga udhëtarët e aventurës apo trashëgimisë ende nuk ofrojnë asnjë shërbim.

Kapaciteti akomodues në raport me kërkesën ende është të paktën 10 herë më i ulët. Pasurimi i ofertës me të jetuarin e eksperiencave lokale, klasat e gatimit apo aktivitetet sportive në natyrë është duke u mbështetur edhe nga programe të BE si një mundësi e ligjshme që parandalon kultivimin e bimëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat