Shqipëri: Gruaja me kancer zbulon burrin duke e tradhtuar me mikeshën e saj

Shqipëria

Shqipëri: Gruaja me kancer zbulon burrin duke e tradhtuar me mikeshën e saj

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 13:11
Pamje nga video

Në emisionin “1 herë mat” në Top Channel, u trajtua çështja e një gruaje me kancer e cila zbuloi tradhtinë e bashkëshortit të saj.

Pasi u kthye nga Turqia ku shkoi të trajtonte kancerin, iu dhanë në dorë rezultatet e investigimit të bërë nga ekipi i Shkënda Lilit në “1 herë mat”.

Ajo pa fotot që bashkëshorti dhe e dashura e tij e kishin thyer premtimin që nuk do takoheshin gjatë kësaj kohe që ajo trajtohej.

“Unë e njoh atë vajzën, kam dhe komunikim me të se janë gjithë këto vite. Ne kemi folur për gjëra të përditshme. Në fillim i kërkova që të ndahej, pastaj u dorëzova. Më thonin që do ndahemi pastaj ishte e pamundur. Nuk i kam bezdisur më këto vitet e fundit. Jemi si dy njerëz të huaj në shtëpi. Më respekton dhe është i angazhuar me familjen, nuk kam ankesa për këtë. Edhe fëmijët e duan. Tani na lidh puna më shumë. Na ka kapur ajo rutina. Ai vazhdon tani jetën e vet pa probleme nga unë” tregoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat