Vdekja e punëtorit në HEC-in e Gramshit, arrestohet shoferi i kamionçinës, si ndodhi aksidenti

Shqipëria

Vdekja e punëtorit në HEC-in e Gramshit, arrestohet shoferi i kamionçinës, si ndodhi aksidenti

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me policinë e Gramshit ka zbardhur aksidentin në punë të regjistruar ditën e djeshme në HEC-in që po ndërtohet në fshatin Lenie të Gramshit.

Aty humbi jetën punëtori Fisnik Vrapi, 51 vjeç, nga Elbasani.

Autoritetet bëjnë me dije se kanë arrestuar drejtuesin e kamionçinës të firmës së ndërtimit si shkaktarin e aksidentit. Në pranga është vënë shtetasi Kujtim Hysa, 53 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi rezultoi se gjatë procesit të punës për ndërtimin e një hidrocentrali, ka kryer manovra të gabuara me kamionçinën që drejtonte (automjet në pronësi të firmës së ndërtimit), dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi Fisnik Vrapi, 51 vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat