Mot i kthjellët, por relativisht i ftohtë. Kalim vranësirash në të gjithë territorin

Shqipëria

Mot i kthjellët, por relativisht i ftohtë. Kalim vranësirash në të gjithë territorin

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Moti i kthjellët por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin por më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië në orët e mëngjesit por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat