Arrestohet 42-vjeçari nga Gostivari, rrahu birin dhe bijën e vet

Shqipëria

Arrestohet 42-vjeçari nga Gostivari, rrahu birin dhe bijën e vet

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Rrahja e fëmijëve i ka kushtuar rëndë një babai nga një fshat i Gostivarit.

Një 42-vjeçar me iniciale B.B. ka përfunduar në polici pasi në shtëpi kishte rrahur bijën e vet 18-vjeçare dhe birin e mitur.

“Më 15.06.2024 në ora 20.40, nëpunësit policorë nga Departamenti policor Çegran kanë arrestuar B.B.(42) nga një fshat i Gostivarit pas një denoncimi paraprak se në shtëpi fizikisht ka sulmuar bijën e vet 18-vjeçare dhe birin e mitur, ku ka përdorur mjet të fortë.

Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat