Zjarr në fshatin Frashtan të Dropullit, ndërhyhet me helikopter nga ajri

Shqipëria

Zjarr në fshatin Frashtan të Dropullit, ndërhyhet me helikopter nga ajri

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Një vatër zjarri është ndezur në fshatin Frashtan të bashkisë Dropull. Gazetari i ABC News, Elidon Berberi raporton se zjarrfikëset dhe një helikopter janë në vendngjarje.

Banesat nuk rrezikohen pasi flakët janë lokalizuar me ndërhyrjen e helikopterit nga ajri. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

“Është një nga zonat që ka qenë gjithmonë problematike sa i takon qarkut të Gjirokastrës por nga informacionet që kemi deri tani, i vetmi lajm i mirë është që të paktën jashtë territorit flakët e zjarrit janë neutralizuar falë ndërhyrjes me helikopter nga ajri.

Nuk dihet ende shkaku i zjarri por situata deri pak më parë ka qenë mjaft e vështirë.”, raportoi gazetari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat