Kukës/ I mituri godet me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, vetëdorëzohet në polici

Shqipëria

Kukës/ I mituri godet me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, vetëdorëzohet në polici

Më: 1 maj 2025 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar.

Ky i fundit është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.

Rasti po hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat