Vendparkimi mollë sherri për tre persona në Ksamil, pas konfliktit u bën për spital

Shqipëria

Vendparkimi mollë sherri për tre persona në Ksamil, pas konfliktit u bën për spital

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e të premtes në Ksamil.

Siç raporton Top Channel, ngjarja ka ndodhur pranë një zone të frekuentuar, ku pas një përplasjeje verbale mes disa personave, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është shoqëruar me dhunë fizike.

Të përfshirë në konflikt ishin dy shtetas turq, Hasan Can Gurhan 26 vjeç dhe Aden Ugras 27 vjeç, të dy me banim në Kosovë, si dhe një banor i Ksamilit, Adriatik Mollanj.

Pas sherrit, të lënduarit janë transportuar në spitalin e Sarandës për trajtim mjekësor.

Fatmirësisht, sipas burimeve të TCH, asnjë prej tyre nuk ka marrë dëmtime serioze. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në komisariat, për të marrë dëshmitë dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat