Mallakastër/ Përhapet vatra e zjarrit në Drenovë, në rrezik dhe nënstacioni elektrik

Shqipëria

Mallakastër/ Përhapet vatra e zjarrit në Drenovë, në rrezik dhe nënstacioni elektrik

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 21:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarri që ka rënë në fshatin Drenovë të Mallakastrës  është përhapur në një sipërfaqe të gjerë dhe flakët po afrohen pranë një nënstacioni elektrik.

Burimet bëjnë me dije se flakët janë rindezur rreth orës 14:00, të favorizuara nga era e fortë që ka përfshirë zonën.

Zjarri në masivin pyjor të Drenovës është riaktivizuar sërish këtë pasdite, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë të zonës.

Shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet janë përqëndruar pranë nënstacionit për të neutralizuar flakët që përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë.

Aktualisht, operacioni po zhvillohet me mjete rrethanore dhe ndihmën e forcave në këmbë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat