Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, ka të plagosur

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, ka të plagosur

Më: 21 korrik 2025 Në ora: 19:51
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në Fier.

Policia deklaroi se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, në një banesë, ku dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombol gazi, transmeton klankosova.tv.

Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore.

Të njëjtit aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat