Kishin mbetur të bllokuar te ujëvara e Shëngjergjit, shpëtohen dy turistët gjermanë

Shqipëria

Kishin mbetur të bllokuar te ujëvara e Shëngjergjit, shpëtohen dy turistët gjermanë

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 16:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy turistë gjermane të cilët kishin mbetur të bllokuar te ujëvara Shëngjergjit janë shpëtuar nga policia.

Policia njoftoi sot se në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te ujëvara e Shëngjergjit.

Sipas policisë pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre.

“Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftoi policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat