Gjendet i dhunuar në rrugë i riu në Korçë

Shqipëria

Gjendet i dhunuar në rrugë i riu në Korçë

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 19:46
Ilustrim

Një i ri është gjetur i dhunuar në një lagje periferike të qytetit të Korçës.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, shkruan vizionplus.tv.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave ndërsa vet i riu shprehet se nuk e mban mend kush e ka dhunuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat