Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë hënë në rrugën nacionale Burrel-Klos, ku një automjet që po udhëtonte nga Klosi drejt Burrelit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Në mjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë marrë plagë dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore.
Sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat po vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.