Vrau me thikë pas një konflikti të çastit një 48-vjeçar, arrestohet autori

Shqipëria

Vrau me thikë pas një konflikti të çastit një 48-vjeçar, arrestohet autori

Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 08:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën.

Policia pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar, Landi Puja.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori dyshohet se përdori për të goditur 48-vjeçarin.

Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat