40 vjeçari aksidentohet për vdekje, humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal

Shqipëria

40 vjeçari aksidentohet për vdekje, humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal

Më: 10 mars 2026 Në ora: 20:24
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 18:30 në aksin rrugor dytësor Berat-Roshnik, në fshatin Duhanas ku shtetasi S. R, 40 vjeç, ka humbur jetën.

40 vjeçari dyshohet se ka qënë duke drejtuar motomjetin në momentin që ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin kullues anës saj. Për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda, e më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të plota në aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi S. R., 40 vjeç, banues në Duhanas, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues anës saj.

Si pasojë e përplasjes 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat