Demo: Shërbimi vijon normalisht! Nuk ka indicie që të dhënat janë inkriptuar

Shqipëria

Demo: Shërbimi vijon normalisht! Nuk ka indicie që të dhënat janë inkriptuar

Më: 26 mars 2026 Në ora: 10:34
Ervin Demo

Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendose, Ervin Demo, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka folur në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur dje ndaj Postës Shqiptare nga Homeland Justice.

“Në momentin që flasim po bëhet një analizë e detajuar nga AKSHI dhe jo vetëm.

Shërbimet e postës po vijojnë normalisht nuk ka të dhëna që janë inkriptuar, por duhet të presim përfundimin e analizave.

Vetë AKSHI i ka kapacitetet që rrisin garancinë për integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat