Janë publikuar pamjet nga momenti i shpërthimit të zjarrit që “përpiu” gjysmën e pallatit 12-katësh në Tirana, pak ditë më parë.
Sipas videos, flakët kanë nisur nga mbeturinat e një marketi të vendosur në përdhes të pallatit.
Ato u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën.
Si pasojë e zjarrit të madh, i cili shpërtheu të martën e kaluar, 30 banesa u shkrumbuan.
Dhjetëra familje mbetën pa strehë.