Aksident në rrugën Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

Shqipëria

Aksident në rrugën Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 20:14
Aksident në rrugën Elbasan–Librazhd

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, me pasoja në jetë njerëzish.

Në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi i ri ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat