Nis ndryshe protesta/ Të rinjtë i`a marrin valles në Rrugën e Durrësit

Shqipëria

Nis ndryshe protesta/ Të rinjtë i`a marrin valles në Rrugën e Durrësit

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 13:00
Të rinjtë i

Protesta studentore ka marrë një tjetër atmosferë këtë të diel.

Ndryshe nga pesë ditët e para, të shoqëruara me tensione dhe përplasje me policinë, sot të rinjtë kanë zgjedhur një formë tjetër proteste, duke kërcyer në mes të Rrugës së Durrësit, nën ritmet e daulleve.

Me valle dhe muzikë, studentët kanë krijuar një atmosferë krejt të ndryshme nga ditët e mëparshme, duke e kthyer rrugën në një hapësirë proteste me nota festive.

Pas pesë ditësh të karakterizuara nga tensionet me uniformat blu, dita e sotme shënon një ndryshim në mënyrën se si po zhvillohet protesta, me të rinjtë që kanë zgjedhur të shprehin qëndrimin e tyre përmes muzikës dhe valles.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat