Kapet pranë Rinasit 43-vjeçari i kërkuar nga Polonia për mashtrim

Shqipëria

Kapet pranë Rinasit 43-vjeçari i kërkuar nga Polonia për mashtrim

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 11:38
Pamje nga arrestimi

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet polake për veprën penale të mashtrimit është arrestuar provizorisht në afërsi të Rinasit.

Policia e Shtetit bën me dije se arrestimi i shtetasit me inicialet Piotr Wojciechowski u krye nga shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet polake për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën për të përfunduar procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Polonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat