Fino: Jam kundër ndryshimeve në qeveri - Bota Sot
Fino: Jam kundër ndryshimeve në qeveri

Shqipëria

Fino: Jam kundër ndryshimeve në qeveri

Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 13:23

Deputeti socialist, Bashkim Fino, thotë se është kundër ndryshimeve në qeveri. Fino ka vlerësuar ish-ministrin Naço, i cili u dorëhoq një ditë më parë, dhe ka shtuar se shpreson që pasuesi i tij të jetë në të njëjtën lartësi.

Fino ka komentuar edhe opinionet e përhapura në media për imponim të kreut të LSI-së ndaj kryeministrit, duke u shprehur se një gjë e tillë nuk ekziston, pasi Rama dhe Meta janë dy partnerë që kanë një kontratë të përbashkët qeverisjeje.

“Unë jam kundër ndryshimeve në qeveri. Është mendimi im personal. E vlerësoj zotin Naço për punën si dhe për dorëheqjen e tij, shpresoj që ministri tjetër të jetë në lartësinë e Naços. Unë nuk jam nga ata që mendoj që kryetari i LSI-së i imponohet kryeministrit. Ata janë dy partnerë që kanë një kontratë të përbashkët për të qeverisur”, tha Fino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat