Vizita e Kerry në Tiranë, Nishani e pret në Rinas - Bota Sot
Vizita e Kerry në Tiranë, Nishani e pret në Rinas

Shqipëria

Vizita e Kerry në Tiranë, Nishani e pret në Rinas

Nga: Gjergj Koja Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 13:54

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili më 14 shkurt do të vizitojë Tiranën për disa orë, do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” nga Presidenti Bujar Nishani.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Presidencës, sipas të cilave Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe një takim me zyrtarin e lartë të SHBA-së.

Në vizitën e tij 3 orëshe në Tiranë, Sekretari Kerry do të takohet me Kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Basha, ndërsa në agjendën e tij nuk ka një takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...