Kerry: Jemi aleatë, kemi interesa të përbashkëta. Të inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi - Bota Sot
Kerry: Jemi aleatë, kemi interesa të përbashkëta. Të inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi

Shqipëria

Kerry: Jemi aleatë, kemi interesa të përbashkëta. Të inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi

Nga: Gjergj Koja Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 12:09

Jemi aleate, kemi interesa dhe standarde të përbashkëta. Ishte kjo deklarata e bërë nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në konferencën e përbashkët për mediat në selinë e Këshillit të Ministrave në Tiranë, pas takimit të zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Ndodhem këtu sepse jemi miq dhe dëshiroj ta theksoj këtë. Jemi aleatë, kemi interesa dhe standarde të përbashkëta. Jam i inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi. Dua të theksoj se kjo është diçka që udhëheqja juaj ka ndërmarrë po punojnë fort të realizohet dhe ata janë të përkushtuar për një qeverisje më llogaridhënëse dhe kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. e jemi me ju në këtë transformim por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe mund të ngulmojnë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit. Kerry vuri theksin në përparimin e bërë nga Shqipëria në 25 vite, duke shtuar se është një punë e madhe, pasi nuk është e lehtë të ndërtosh një demokraci të fortë dhe sinqerisht puna nuk mbyllet akoma. Sekretari amerikan i Shtetit tha se Shqipëria ka bërë përparim dhe është qartazi e angazhuar, nuk ka asnjë mëdyshje, dhe e rëndësishme është që të flitet hapur.

Ndërsa, Kryeministri Edi Rama u shpreh se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit nis më së miri celebrimin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi, e cila është një reformë kyçe. U jemi mirënjohës për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme dhe për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë krah për krah me europianët dhe ekspertët tanë në aspektin teknik të reformës. Objektivi është se marsi të jetë muaji për votimin në kuvend të ndryshimeve kushtetuese. Me SHBA nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka. Trupat tona do vijojnë misionin në Afganistan dhe do të vijojnë deri kur të jetë e nevojshme. Shumë faleminderit zotit Sekretarit të Shtetit dhe presidentit Obama për angazhimin dhe kontributin aktiv për paqen e stabilitetin në këtë kënd të Europës por dhe për mbështetjen dashamirëse për Shqipërinë dhe shqiptarët”, theksoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...