22-vjeçari rrihet nga shoku tek 'Ura e Babrrusë', ja nxjerr dufin policisë

Shqipëria

22-vjeçari rrihet nga shoku tek 'Ura e Babrrusë', ja nxjerr dufin policisë

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 12:35
Ilustrim

Mbrëmjen e 10 gushtit një sherr me s dy të rinjsh ndodhi tek Ura e babrrusë, në periferi të Tiranës, ku një 20-vjeçar me inicialet D.B qëlloi me grushte 22-vjeçarin Klodian Elezi duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Efektivët e komisariatit numër tre pas marrjes së njoftimi për një konflikt, shoqëruan palët për në komisarit për tu pyetur në lidhje me përplasjen mes tyre.

Por gjatë shoqërimit Klodian Elezi, i cili u rrah nga 20-vjeçari, ka sharë, ofenduar dhe tentuar të godasë me grushte punonjësit e policisë. Ndërsa efektivët e kanë neutralizuar, në momentin e futjes në automjetin e policisë, 22-vjeçari ka gjuajtur me të dyja këmbët derën e pasme të makinës, ku si pasojë është thyer xhami pasëm i saj. 

Veç hetimeve për sherrin me shokun, Klodian Elezi tashmë është nën akuzë për kundërshtim të forcave të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat