Vetëdorëzohet në polici oficeri gjyqësor që u bë 'sekseri' i prokurorit për 18 mijë euro

Shqipëria

Vetëdorëzohet në polici oficeri gjyqësor që u bë 'sekseri' i prokurorit për 18 mijë euro

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 23:43
Fatos Lushi

Pas video-skandalit të transmetuar në “Stop”, oficeri i policisë gjyqësore që merr 18 mijë euro ryshfet për llogari të prokurorit Ardian Braho, është vetëdorëzuar në polici.

Ai u shpall në kërkim pas denoncimit në media të rastit të korrupsionit, ndërsa Report Tv raporton se tashmë Fatos Lushi është dorëzuar para uniformave blu.

Menjëherë pas publikimit të videos në emisionin investigativ, Prokuroria për Krimet e Rënda nisi hetimet, ndërsa kryeprokurori Adriatik Llalla pezulloi nga detyra Brahon.

Fatos Leshi u filmua nga një qytetar teksa ‘ dorëzonte 18 mijë euro të cilat do t’i merrte prokurori për të pushuar hetimin e një çështje. Qytetarit i ishin bllokuar 120 mijë euro në llogari bankare me dyshimin se ishin para të pista, ndërkohë që sipas tij burimet ishin të deklaruara.

Ryshfeti u mor në këmbim të zhbllokimit transfertës monetare nga një bankë në Itali drejt llogarisë në Shqipëri të qytetarit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat