Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar sot në Shkodër mes tregtarëve të duhanit dhe inspektorëve të doganës.
Në një postimi në Facebook, Basha thotë se ligji është i shenjtë e duhet respektuar, por kur Kryeministri është shkelësi më i madh i tij atëherë sipas tij zgjidhja është revolta.
“Shteti-bandë i Edi Ramës sot në Shkodër, duke grabitur e kërcënuar me armë qytetarët. Ligji është i shenjtë e duhet zbatuar, por kur Edi Rama me bandën e tij është shkelësi më i madh i ligjit në vend, atëherë revolta është zgjidhja”, shkruan Basha.