BE publikon shifrën: Sa përqind e ekonomisë shqiptare është e paligjshme

Shqipëria

BE publikon shifrën: Sa përqind e ekonomisë shqiptare është e paligjshme

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 15:45
Ilustrim

Rreth 33% e ekonomisë shqiptare, apo 1/3, përllogaritet të jetë e paligjshme apo siç thuhet ndryshe informale.

Shifra alarmante bëhet e ditur nga Progres-Raporti i BE-së për Shqipërinë i vitit 2016. Ajo që vlen të nëvizohet është se ky është Progres-Raporti i parë i BE-së për Shqipërinë (në këto 3 vite), ku jepet një shifër e pjesës që zë paligjshmëria në ekonominë e vendit. Për më tepër në këte raport theksohet se kjo ekonomi inforamale ka çuar në humbjen e të ardhurave nga tatimet si edhe një konkurrencë të paligjshme midis sipërmarrejeve. Nga ana tjetër edhe pse në raport vlerësohet miratimi unanim i reformës në drejtësi nga parlamnetarët në korrik, vihet në pah gjitahshtu fakti se mungon veprim ligjor për ta zbatuar atë. Bashkimi Evropian nuk i ka kursyer kishiallat kritike ndaj qeverisjes, për sa i përket përmirësimit të mjedisit të sipërmarrjes.

“Mangësi në sundimin e ligjit vazhduan të pengonin mjedisin e biznesit, por reforma në drejtësi përparoi. Ekonomia informale (e paligjshme) përllogaritet të përbëjë më shumë 1/3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke çuar në humbje të të ardhurave nga tatimet, një mungesë të mbrojtjes në punë dhe konkurrencës së paligjshme ndërmjet firmave. Zbatimi jo efikas (jo i plotë) i kontratave, të drejta pronësie të papërcaktuare dhe mbizotërimi i korrupsionit janë shqetësime të shprehura shpesh nga sipërmarrjet. Reforma në drejtësi me shtrirje të gjerë, e cila synon të luftojë këto probleme të ndërlidhura, bëri progres të rëndësishëm me miratimin parlamentar unanim të ndryshimeve kushtetuese në korrik. Zbatimi i saj i suksesshëm kërkon veprim ligjor të mëtejshëm dhe forcimin e institucioneve. Qeverisje më e mirë, një zbatim më i parashikueshëm dhe i vazhdueshëm i rregullave dhe një ofrim më efikas (i plotë) i shërbimeve publike do ta përmirësonin ndjeshëm mjedisin e sipërmarrjes”, thuhet në fq. 28, të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat