Basha publikon video-mesazhin me vetëm 2 fakte: 'Rilindja' kujdeset vetëm për kriminelët

Shqipëria

Basha publikon video-mesazhin me vetëm 2 fakte: 'Rilindja' kujdeset vetëm për kriminelët

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 11:00
Lulzim Basha

Lulzim Basha, kryetari i PD-së, ka publikuar sot një video-mesazh me vetëm dy fakte, me dy emra realë për të dalë në konkluzionin se “Rilindja kujdeset vetëm për kriminelët”.

Qamil Zela në dhjetor të 2014-ës dhe Lulzim Berisha në dhjetor 2016-ës, janë dy protagonistët e kësaj videoje, të dy ish-të burgosur dhe të dy të liruar tashmë, por me një ndryshim: I pari, liroi vetveten duke u vetëvrarë ndërsa i dyti, me ndërmjetësimin e qeveritarëve aktualë.

Ja çfarë thuhet në video-mesazhin e Bashës:

Dhjetor 2014: Qamil Zela, 52 vjeç,u vetëvra nga depresioni në burgun e Rrogozhinës. U arrestua se nuk pagoi 32 mijë lekë gjobë për energji elektrike dhe u la në burg pa afat. Ishte I sëmurë, por u mbajt në qeli pa ndihmë mjekësore.

Dhjetor 2016: Lirohet Lulzim Berisha, vrasës i dënuar me burgim të përjetshëm. Kryebashkiaku Vangjush Dako i garantoi punësim në bashki. Rilindja kujdeset vetëm për kriminelët.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat