Blushi: Vetëm me paratë e dhëna Dakos shlyhen pagat e punonjësve të ARMO-s

Shqipëria

Blushi: Vetëm me paratë e dhëna Dakos shlyhen pagat e punonjësve të ARMO-s

Më: 27 janar 2017 Në ora: 13:03
Deputeti dhe kreu i Partisë Libra, Ben Blushi

Deputeti dhe kreu i Partisë Libra, Ben Blushi thotë se kompania ARMO duhet t’i kthehet shqiptarëve.

Sipas tij, Rilindja e ka privatizuar padrejtësisht. Duke reaguar për protestën e pagave të punonjësve të kompanisë, Blushi shkruan se vetëm me paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin, mund të shlyhen pagat e punonjësve të kompanisë.

“Rilindja që takson më shumë punën dhe trurin se dhjamin e ka braktisur njërën nga pronat me të vyera te vendit që është kompania ARMO. Çdo ditë punonjësit kërkojnë pagat dhe sigurimet e prapambetura të cilat nuk jepen nga klientët e Rilindjes. Sot ARMO po shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe jo ligjore si gjithë sektori i naftës nga i cili humbim afro 200 milion euro ne vit”, tha ai.

Sipas tij, Rilindja e ka shitur ARMO-n padrejtësisht, ndërsa ai tregon se çfarë do të bëjë LIBRA. “Do t’ia kthejë publikut. Shqiptarët duhet të jenë pronarët e kësaj prone që po vidhet, shpërdorohet dhe keqtrajtohet. Vetëm paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin në katër vjet, do mjaftonin për të shlyer pagat ndaj punëtorëve dhe për ta kthyer ARMON në pasuri të përbashkët”, ka thënë Ben Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat